Angel Di Maria deklaronte dikur se Van Gaal është trajneri më i keq në historinë e tij. Fati deshi që dyshja tashmë të jenë përballë njëri-tjetrit, holandezi është teknik i “Tulipanëve”, ndërsa Di Maria futbollist te Argjentina. Sfida Holandë-Argjentinë është “beteja” e çerekfinales së Kupës së Botës, takim ky që do luhet nesër në orën 20.00.

Luis Vaan Gal ka dalë para mediave sot, së bashku me një tjetër ish-futbollist të Manchester United, Depay.

”Më vjen shumë keq që Ángel di María dikur tha se unë jam trajneri më i keq që ka pasur ndonjëherë. Këtu pranë meje ulet Memphis. Ai ishte gjithashtu në Manchester. Dhe tani ne puthemi në buzë. Nuk do ta bëjmë por kështu shkon puna në futboll” – Tha Van Gaal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: