Vera Ora është nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora. Ajo herë pas here ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale apo edhe në intervista të ndryshme, se ka një raport shumë të afërt me fëmijët e saj, dy vajzat dhe djalin.

Madje Vera është mjaft aktive në “Instagram”, ku nuk ngurron që t’i ngacmojë ata me komentet pikante në postimet e tyre, apo vetë publikon gjëra që marrin menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, Vera po shijon pushimet me të dy vajzat e saj, Ritën dhe Elenën, me të cilat ka shpërndarë edhe foto në rrjete sociale. Në pamjet e publikuara, nëna e 3 fëmijëve shihet në formë të mirë e veshur në një fustan të kuq me detaje shumëngjyrëshe, ndërsa krahas saj janë Rita me një fustan të zi me të kaltër dhe Elena me një me ngjyrë rozë.

Por jo vetëm kaq, pasi Vera në “Instastory” ka publikuar një fotografi të Elenës. Me humor, ajo shkruan bashkëngjitur kësaj poze, se ajo është një vajzë e përgatitur që di të shërbej çaj.

“Qe një çikë gati, din me përgatit çaj, në zbritje deri në vikend”, ka shkruar Vera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: