Manchester United arrin të marrë një 3 pikësh me shumë vuajtje në minutat e fundit ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje, asaj të Southampton. Miqtë e udhëhequr nga kroati Juriç zhvilluan një sfidë tepër pozitive, kur arritën të të rrezustonin ndaj “Djajve të kuq: për 82 minuta.

Sfida u zhbllokua nga miqtë, të cilët gjetën golin, falë një autogoli nga uruguajani Uguarte. United hasi shumë vështirë edhe gjatë pjesës së dytë, falë një rreshtimi shumë mirë mbrapa të skuadrës së shenjtorëve.

Megjithatë në momentin kur po vinte fundi i sfidës dhe presioni vijoi e u shtua në rradhët e skuadrës së Amorim, doli në skenë talenti i kësaj skuadre, 22 vjeçari nga Bregu i Fildisht, Amad Diallo, i cili realizoi një tripletë golash për të përmbysur shifrat.

Goli i parë ishte meritë individuale e Diallo që depërtoi në zonë me topin që u përplas te kundërshtari dhe i erdhi sërish lojtarit të United që me të djathtën nuk fal duke mposhtur portierin e miqve dhe duke barazuar shifrat.Por United nuk e lë me kaq, goli i dytë erdhi nga një magji e Eriksen, që me një parabol gjen të lirë brenda zonës Diallo për golin e dytë.

Zhgënjimi ishte tepër i madh tek miqtë aq golin e tretë ia dhuruan Diallos, me portierin Ramsdale që pason tek qendërmbrojtësi Harwood Bellis, por ky i fundit nuk e zotëron topin si duhet dhe nga ky moment përfiton Diallo për golin e tij të tretë të mbrëmjes. Një fitore karakteri për United, falë një super Amad Diallo që vendosi të bënte heroin e mbrëmjes në Old Trafford. Ndërkohë jo shumë i kënaqur pavarësisht 3 pikëve u shfaq Amorim  pas sfidës:

“Ndjesia është ajo që ne kemi ende shumë punë për të bërë. Skuadra ishte e lodhur disi, pas impenjimeve të fundit me Liverpool dhe Arsenalin në Fa Cup. Kemi vështirësi të presojmë lart kundërshtarin. Na mungoi shpejtësia në disa momente, na duhet të mbulojmë më mirë hapësirat në fushën e lojës. Na duhet ende kohë për të përmirësuar mënyrën tonë të lojës”.

United falë këtij suksesi e shikojnë veten në vendin e 12 me 26 pikë, 12 pikë më pak se sa vendi i 4 që të dërgon në zonën Champions.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: