Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, në fjalën e tij pas vizitës në Uashinton, tha se në SHBA atmosfera dhe qëndrimi ndaj Serbisë ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara dhe theksoi se pa marrëdhënie të mira me SHBA nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Sot shihet se ka shumë më tepër mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, për problemet dhe vizionin e Serbisë. Mund të thuhet se ne mund të ndërtojmë themelet për një partneritet strategjik”, tha Daçiç në TV Pink.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse është e pamundur të mendohet për mënyrën dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje politike me Prishtinën pa arritur të krijohen marrëdhënie të tilla e Uashingtonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: