Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegati i Kinës ka këmbëngulur se pozicioni i vendit të tij ndaj Ukrainës ka qenë “konsistent dhe i qartë”.

Vendet anëtare të OKB-së po debatojnë aktualisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në New York një projekt-rezolutë që i kërkon Rusisë të largohet nga Ukraina.

Delegati i Pekinit deklaroi se “mënyra e vetme për të zgjidhur krizën në Ukrainë” është përmes dialogut, ndërsa shtoi se prioriteti kryesor i Kinës është të lehtësojë armëpushimin mes vendeve dhe ndërprerjen e armiqësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: