Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten do të dalë para deputetëve për të raportuar për dialogun me Serbinë.

Raportimi i tij do të jetë pika e katërt e rendit në seancë parlamentare të 11 qershorit.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka rinisur ende teksa me pretendimet që ka ardhur qeveria e Kurtit janë acaruar dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Është paraparë që të bëhet një takim këtë muaj mes Vuçiçit dhe Kurtit, por palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën.

“Në rend dite përveç pikave të rregullta të seancës së ardhshëm plenare, u diskutua edhe kërkesa e kryeministrit për raportim para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialog. U vendos që raportimi i z.Kurti të jetë si pikë e katër e rendit të ditës në seancën plenare të rregullt me 11 qershor ditën e premte”, ka thënë Kusari-Lila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb