Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në përfundim të këtij takimi, Hovenier është shprehur se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thekson se pret që kryeministri Kurti të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit. Pritjet e SHBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb