Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot Bashkimi Europian duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë.

Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor. “Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë,” theksoi Borrell.

Mes të tjerash ai u ndal dhe tek zgjedhja si përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. “Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t’i japim kohë të shohë se si ai mund t’i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet”, tha Borrell.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb