I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit me Shumicë Serbe në Kosovë, është detyrim dhe duhet të zbatohet.

Në një konference online me gazetare nga rajoni dhe Europa, ai ka theksuar se ky detyrim do të përmbushet me apo kryeministrin Albin Kurti, ndërsa shtoi se për të nuk ka ndonjë afat kohor.

“E kam thënë që marrëveshja nuk është njohje reciproke por është për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë është që të formohet Asosacioni. Marrëveshja duhet implementuar , është detyrim, ne kemi besim se do të implementohet. Me apo pa Albin Kurtin Asociacioni do të krijohet. Jam konfident se Kosova do e përparojë. Por nuk ka deadline në këtë proces. Mendoj se mes palëve ka seriozitet. Kur flasim për themelimin e Asosacionit të Komunave serbe, por kjo nuk do të ndikojë tek Kushtetuta e Kosovës, nuk ka asgjë të frikshme këtu ”, tha ai.

Ndërkohë, në përgjigje të pyetjes së gazetares Aurora Golemi në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe ndikimit që ajo ka në raportet mes SHBA dhe vendit tonë, Escobar është shprehur se Shqipëria është një partner i shkëlqyer i SHBA dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të ndikohen nga kjo çështje.

Ai tha se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është pjesë e hetimit ndaj ish shefit të Kundërzbulimit, pasi ky hetim po kryhet nga vetë FBI.

Sipas prokurorëve amerikanë, ish-agjenti i FBI-së, Charls Mc Gonigal, hapi një dosje hetimore kundër Partisë Demokratike këtu në Shqipëri. Mendoni se është ndikuar  nga marrëdhënia që krijoi me kryeministrin Edi Rama? Sa preken marrëdhëniet SHBA-Shqipëri nga ky raport i dyshimtë i kryeministrit Rama dhe Mc Gonigal?

Escobar: DASH nuk është pjesë e hetimit. Dosja po hetohet nga vetë FBI. Shqipëria është një partner i shkëlqyer i SHBA. Marrëdhëniet tona nuk mund të ndikohen aspak nga kjo çështje. Vendi juaj është një pjesë e rëndësishme e Këshillit të Sigurimit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka deklaruar ai në një reagim për gazetaren Aurora Golemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb