Ndërkohë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk po shënon progres, edhe pse pritshmëritë ishin që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbi situata të ishte e ndryshme nga çka është sot, një lëvizje e papritur vjen nga Gjermania.

Kancelari Olaf Scholz do të presë në datën 4 maj në Berlin, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme. Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë gjermane për Gazetën Express.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb