I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka reaguar pas përfundimit të takimeve në Beograd, mes tyre edhe dy takime me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Lajçak u shpreh se pas marrjes së reagimeve nga të dyja palët, përgatitjet do finalizohen para takimit të së shtunës në Ohër mes Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka zhvilluar takime edhe me opozitën serbe me të cilët ka biseduar për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të Propozimit evropian, e pranuar më 27 shkurt nga të dy palët në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: