Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët europianë do ta presin presidentin serb Vuçiç. Ndërkaq, pason një takim i përbashkët mes dy zyrtarëve europianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiçit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb