I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është shprehur se kanë zhvilluar një bisedë konstruktive, sa i përket zbatimit të propozimit europian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.

Gjithashtu ka thënë se të hënën dhe të martën do të jetë në Beograd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: