Analisti Mentor Nazarko i ftuar në një lidhje live për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për takimin e fundit Kurti-Vuçiç dhe perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi.

Për Nazarkon është shumë vështirë që një marrëveshje të arrihet brenda këtij viti teksa theksoi se Kurti pavarësisht propozimeve konstruktive, refuzohej nga pala tjetër çfarë tregon se Kosovë dhe Serbia janë shumë larg në qëndrimet e tyre për dialogun.

Po ashtu analisti ka dhënë edhe disa këshilla, duke deklaruar se Kurtit për dialogun i duhet konsultim me amerikanët si dhe gjetja e gjuhës së përbashkët me Ramën në raport me dialogun.

Për Nazarkon, procesi i njohjeve nuk ka rëndësi pasi asnjë vend i BE përfshirë Greqinë nuk ka për ta njohur Kosovën pa përfunduar dialogun ndërkohë për Vuçiçin tha se do përpiqet ta trajtojë këtë çështje me dramacitet duke e shfaqur si të pamundur shmangien e njohjes së Kosovës.

NAZARKO: Është qartë dhe analiza e kolegut Nurellari dje ishte shteruese. Të dy palët gjenden përballë zhvillimeve elektorale të brendshme, kur ka zgjedhje faktorët në Ballkan nuk janë konstruktivë apo koperativë. Kurti u shfaq me propozimin e tij që ishte një variant i një marrëveshjeje paqeje dhe normalisht edhe me dhuratën e 3 librave, me nëntekstin përkujtues që Serbia ka bërë 3 gjenocide.

Qasja e Kurtit ishte një qasje që linte të kuptohej disa nëntekste, mund të quhet qasje eklektike. Kurti me propozimin e asaj marrëveshjes për paqen mori atributet e palës ndërmjetësuese e cila në të vërtetë ka formën e diplomacisë tutje tëhu derisa arrihet në tekst unik konvergjues. Kurti dogji gjithë etapat, dhe ofroi një tekst që ai vuri bast se mund ti ngjajë formës së një marrëveshje përfundimtare eventuale. E ka bërë për të treguar perspektivën apo çfarë pret ai nga një marrëveshje përfundimtare ? Mbase. Për t’ju përgjigjur kritikave dhe padurimit perëndimor se s’është konstruktiv ? Mbase.
Qasje e tij eklektike me mesazhe të përziera donte gjithashtu të influenconte elektoratin e vet me dorëzimin e librave dokumentare- me autorë të huaj, zgjidhje e mirë kjo, që flasin për sjelljen sistematike gjenocidale serbe . Gjithashtu Kurti u përpoq të tregojë njëherësh edhe se historia e dialogut fillon me të, ose fillon histori e re.
Pra kjo ishte qasja sintetike e Kosovës në këtë dialog. U refuzua teksti, apo propozimi i ndërmjetësit- Borrellit, që parashikonte një marrëveshje afatshkurtër për qasje konstruktive nga të dyja palët, shmangien e akteve që do e bënin dialogun më të vështirë, si gjuha e ashpër, por dhe takimet e negociatorëve teknikë çdo muaj.
Si u duk Palët janë shumë larg nga njëra-tjetra. Asnjë nga propozimet e Kurtit, sado konstruktive nuk u pranuan nga pala tjetër. Ky moment tregoi që zgjedhjet lokale në Kosovë në tetor, apo ato të Serbisë presidenciale në pranverë e bëjnë të vështirë të arrihet marrëveshje brenda këtij viti. Por ama Situata në terren është më e keqja e mundshme, veriu mbetet një vrimë e zezë, nuk zbatohet ligji i Kosovës, por i Serbisë. Është qëllimisht vrimë e zezë për kontrabandë, të naftës apo të tjera. Më e dëmshmja është që në jug të Serbisë ku jetojnë mijëra shqiptarë po vijon spastrimi etnik me masa administrative. Positive se Kurti e kishte në propozimin me 6 pika trajtimin me standartet më të larta dhe reciprokisht të minoriteteve respektive. Titulli që kishte vendosur Sonja Biserko në raportin e vet që – si thoshte një
aktivist i njohur shqiptar i Medvegjës-, Kurti duhet t’ja kishte dhuruar Vuçiqit- ishte që shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut Kosovë-Serbi.

Deklaratat Erdogan-Vuçiç për njohjen e Kosovës dhe roli i Greqisë

NAZARKO: Po e nisim nga fundi. Ka një aktivizëm të diplomacisë greke, 2 vizitat e Dendias, takimi i Kurtit me Mitsotakis, takimi i Kurtit me Tsipras apo pjesëmarrja në simpoziumin e Papandreut. Ka shenja të mira, edhe Dendias e ka bërë të qartë, se Greqia, e ka shqyrtuar të paktën Njohjen duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve grekë. Mirëpo, unë i mbahem pikëpamjes që Greqia që është bërë kaq aktive, 1-) Është mundësia për një rol qëndror të Greqisë në shpërndarjen e gazit të lëngshëm në bashkëpunim me SHBA, sepse është e interesuar për treg ; 2) Greqia e vuan ndikimin turk në Ballkan. Duke parë që Serbia është afër Turqisë atëhere Greqia me të drejtë bën veprime që e afrojnë me Kosovën, shtet mysliman që ka rëndësi si treg për kompanitë e mesme dhe të vogla greke. Greqia ka dhënë shenja përparimi, por Greqia nuk do të hedhë përpara hapin, pra nuk do ta njohë Kosovën para vendeve të tjera të BE. Asnjë vend i BE s’ka për ta njohur Kosovën para përmbylljes së dialogut. Njohjet janë perspektivë teorike apo taktike. Greqia s’ka interes eksesiv : duke mos e njohur përfiton nga të dy palët : Kosova që i lutet për ta njohur dhe nga Serbia për të mos e njohur. E njëjta gjë vlen edhe për Qipron, Spanjën e Sllovakinë. Shumë i veçantë avancimi turk. Turqia ka thënë se do të bashkëpunojë me Bieeny për të shtuar njohjet e Kosovës. Nuk e di nëse kjo është lëvizje taktike, por probabilisht po. Fuqitë e mëdha, SHBA janë të interesuara për të mbyllur shpejt dialogun. E nëse mbyllet, s’kanë peshë njohjet. Më pas vjen anëtarësimi i Kosovës në OKB, sepse pas dialogut Rusia më pas, e Kina e pranojnë Kosovën. Njohjet e veçanta s’kanë rëndësi.
Megjithë këto zhvillime, qoftë avancimi turk, loja e Greqisë e forcojnë pozitën e Kosovës, e frikësojnë Serbinë. Ashtu siç mund të ketë një zhvillim të tillë, : Vuçiçi që është i njohur për skenarë mélodramatikë :, duke dashur që ta bëjë sa më dramatike apo heroike firmosjen e një marrëveshje, me faktet se Turqia punon për njohjen e Kosovës, apo se Greqia do të njohë, ai mbase synon apo don të kërkojë të bindë opinionin e tij që njohja e Kosovës është e pashmangshme. Vuçiç është lojtar i pranishëm në politikën rajonale dhe globale dhe mbase është regjisor apo skenaris. Do të krijojë idenë që njohja është e pashmangshme.
Për ta mbyllur, ajo çfarë tregoi raundi i fundit, distanca që palët demonstruan, mund të hapë rrugë e një ngjarje apo skenari që mund të ishte zhvillimi shterrues i procedurës së dialogut në ndonjë kazermë të BE dhe SHBA si Dejtoni apo Rambujeja. Perëndimorët janë shumë të mërzitur nga mënyra si palët po bëjnë dialog.
Shpresoj që Kurti me këtë qasje të re eklektike të ketë mbështetjen e perëndimorëve. Nëse ai në këtë zhvillim nuk ka mbështetje e konsultim perëndimor, qoftë grup konsulentësh ndërkombëtarë, atëhere qasja e Kosovës nuk prodhon asgjë pozitive, por thjesht potencon se ka ardhur një figurë e re në krye të Kosovës ndaj duhet folur ndryshe. Ka autoritet të brendshëm, por zhvillimet e jashtme të Kosovës i përdor për interesat e brendshme. Nuk është konstruktiv me ndërkombëtarët.
Do të doja të sugjeroja se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me Kosovën dhe Kurti. 1) Kurti duhet të konsultohet me një kompani konsulte amerikane.
2) Duhet dhe një konferencë e gjatë konvergjuese sepse, Ramës me Kurtin u duhet një gjuhë e përbashkët për dialogun, në instanca ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb