Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë me takimet nesër dhe pasnesër. Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka bërë me dije se më 7 shtator do të ballafaqohen dy delegacion me ndërmjetës Miroslav Lajcak dhe përfaqësues të tjerë europianë.

Ndërkohë më 8 shtator do të ketë një takim mes zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovic.

Zëdhënësi i BE tha se takimet do i shërbejnë çështjeve të hapura dhe hapave të ardhshëm në dialog.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb