KUBË– Presidenti kuban, Raul Castro deklaroi sot se ishte i hapur dhe se nuk do të përjashtonte asnjë temë të veçantë në dialogun me Uashingtonin duke theksuar se afrimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte hequr një pengesë gjysmë shekullore.

“Populli kuban mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, Barack Obama. Ky vendim hoqi një pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, deklaroi Castro në fund të një sesioni në parlamentin e vendit.

“Ne theksojmë përkushtimin tonë për dialog, e pranojmë atë dhe nuk përjashtojmë asnjë temë të veçantë si nga ana jonë ashtu edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi presidenti kuban.

Ndërkohë, në fjalimin e tij sot përpara kombit, presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se ”ndryshimi në Kubë është i paevitueshëm”.

”Megjithatë, unë nuk pres që ai të ndodhë brenda natës”, theksoi Obama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: