Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar për marrëveshjen e firmosur sot nga palët, lidhur me reformën zgjedhore. Përmes një postimi në twitter, Norman shkruan se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.

“Mirëpres marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.” shkruan ambasadori britanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb