TIRANË

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është shprehur i nderuar nga vlerësimi i Zëvendës Preisidentit të Kongresit Hebraik Amerikan, Dr. Munr Kazmir, që i dorëzoi atij sot çmimin e mirënjohjes për promovimin e dialogut ndërfetar dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, vlera këto të përqafuara edhe nga SHBA e Izraeli.

“Në emër të Zotit mëshiruesit, mëshirëbërësit!
Mirëmbrëma të gjithëve në këtë muzg të kësaj mbrëmje të nxehrtë këtu në vendin tonë Shqipëri!
Të nderuar vëllezërit e mi, përfaqësues të lartë fetarë në Shqipëri!
Të nderuar shkëlqesi ambasadorë!
Të nderuar miq të shtrenjtë të Dr. Munr Kazmir, Zëvendes Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan dhe Zotit Sokol Bejleri, anëtar nderi i këtij kongresi!

Është kënaqësi e veçantë të përshëndes këtë ceremonial modest për vlerësim të shkëlqyer që i bëhet Selisë së Shenjtë Bektashiane. Ndaj më lejoni që sëbashku me lutjet të përcjell urimet më të begata për ju dhe familjet tuaja. Zoti lartë qoftë pranë jush në çdo rrahje të shpirtit”.

Ndërsa falenderoi Dr. Munr Kazmir, Zëvendes Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan për kontributin e dhënë duke ngritur në këmbë komunitete të tëra në ndihmë të njerëzve në nevojë, Baba Mondi tha: “Miku ynë është vlerësuar në gjithë botën dhe inkurajimet e tij kanë dhënë shpresë për shuarjet e konfliktëeve dhe ndertimin e uraver të bashkëekzistencës multifetare dhe multietnike”.

Ai shtoi se: “Jemi po aq të gëzuar për dhuratën e Kongresit Hebraik Amerikan, Flamurin e Shenjtë të përcjellë përmes zotit Kazmir. Ne e meritojmë plotësisht këtë nder sepse Selia e Shenjtë Bektashiane prej vitit 1902 ka kryer funksionin e shenjtë fetar: Mbajtjen pastër të tradisës dhe pasurimit të Islamit. Ne kemi trashëguar një lidhje shumë vëllazërore me SHBA dhe ambasadën e saj në Tiranë, të cilët po e forcojnë dita ditës luftën e papajtueshme ndaj praktikave ekstremiste që kërkojnë të dëmtojë besimin tonë”

Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e SHBA-së dhe miqësinë midis dy popujve tanë.Ai pohoi se Selia e Shenjtë Bektashiane është vizituar nga personalitete të larta në tre dekadat e fundit.

“Së bashku me lutjet dua të përcjell urimet më të begata. Selinë e Shenjtë Bektashiane e kanë vizituar personalitete të larta në këto tre dekada. Komuniteti ynë me dhjetëra milionë besimtarë u është mirënjohës këtyre personaliteteve”- tha Kryegjyshi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve u ndal edhe tek situata politike në vend, ndërsa tha se Selia e Shenjtë Bektashiane ka përcjellë vazhdimisht mesazhe paqeje dhe respekti njerëzor.

“Ne ndjehemi krenarë që kemi sot në mes nesh një mik të shquar, Dr. Munr Kazmir. Selia e Shenjtë Bektashiane ka kryer misionin e saj të pasurimit të Islamit. Ne sot japim kontributin tonë për politikën duke dhënë mesazhe për paqe dhe respekt njerëzor”-shtoi ai.

Aktiviteti i mbajtur në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë u mbyll me një ekspozitë me foto, dokumente të hershme, aktivitete të Kryegjyshit Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshates dhe Dr. Munr Kazmirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: