Dialogu në Bruksel që po zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se nuk ka shkuar pozitivisht.

Mediat pranë Vuçiçit, raportojnë se kreu i ekzekutivit të Kosovës ka refuzuar çdo mundësi kompromisi.

Kurir raporton se në mbrëmje apo gjatë ditët së nesërme pritet që të mbahet një nga fjalimet më të rëndësishme të presidentit serb drejtuar kombit.

Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka caktuar një takim urgjent me serbët nga Kosova, i cili do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve me KIM, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: