Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në lidhje me takimin që zhvillohet në Ohër në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg deklaroi se ky është çelësi për stabilitet edhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim.

Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabël dhe paqësore”, shkruan kreu i NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: