Këshilltarët e kancelarit gjermane dhe presidentit francez, së bashku me ndërmjetësuesin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak, të premten më 9 shtator do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin, ku do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë., Aleksandar Vuçiç.

Qëllimi i vizitës është shqyrtimi i të gjithë opsioneve të mundshme për të shënuar përparim në dialog.

“Siguria në Evropë, duke përfshirë sigurinë në Ballkanin Perëndimor, ka një rëndësi të madhe, si për kancelarin gjerman Olaf Scholz ashtu edhe për presidentin francez Emmanuel Macron. Kjo përfshin një angazhim të fortë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i kancelarit Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin.

Ai konfirmoi se Scholz dhe Macron, nën dritën e tensioneve të fundit, u kanë kërkuar këshilltarëve të tyre për politikën e jashtme Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn që të mbështesin drejtpërdrejt të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.

“Si hap i pare, të dy këshilltarët e politikës së jashtme të shoqëruar nga Lajcak do të vizitojnë Kosovën më 9 shtator për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe Serbinë për t’u takuar me Vuçiçin, të gjitha me qëllim të shqyrtimit të opsioneve për përparim në dialog”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb