Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për mediat kosovare, Kurti u shpreh se qëndrimin i tij nuk e ka ndryshuar.

“Unë jam kryeministër i Kosovës, dhe e kam trashëguar një marrëveshje të mëparshme, po mundohem të bëjë më të mirën për vendin tonë”, tha Kurti.

Ai shtoi se qëndrimi i tij për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Edhe atëherë në opozitë edhe sot, jo “Zajednicës”. Pra strategjia ka ndryshuar, por koncepti është i njëjtë”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

Kurti e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo vetëadministrim të komunitetit serb.
Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

“Vetëmenaxhimi i përket neni7, thotë vetëmneaxhim për komunitetin serb jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, dot të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk ju referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.
Ai tha se marrëveshja e arritur nuk është e shkëlqyeshme, por sipas tij ka një përparësi sepse nuk e cenon mundësin për të ecur përpara.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo çka është e rëndësishme është se nuk na e cenon fare mundësin për të ecur përpara, marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem. Nëse e lexoni marrëveshjen bazë, e shihni njohjen defakto. Aty thuhet se të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen. Në takimin e prillit, do të diskutojmë komplet marrëveshjen. Nuk do të këtë theksim të njërit apo tjetrit nen.
Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, u shpreh Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb