GJERMANI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih ka deklaruar sot se marrëdhëniet Prishtinë-Beograd  janë shumë më të komplikuara se sa ato që ishin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë para zgjidhjes së çështjes së emrit.

Në panelin e diskutimit ku po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Vuçiç tha se Serbia po bën më të mirën e mundshme për të gjetur zgjidhje dhe  po ashtu do përmbushë detyrimet e  marrëveshjes së Brukselit.

Vuçiç ndërkaq akuzoi palën kosovare se ka dështuar të përmbushë marrëveshjet e Brukselit dhe se taksa 100 për qind për mallrat serbe nuk është larguar pavarësisht presionit ndërkombëtar me në krye SHBA.

“Serbia nuk ka reaguar fare dhe nuk kemi marrë masa reciproke, por ajo që përballemi me platformën e dialogut nga e ashtuquajtura Qeveria e Kosovës, e cila kushtëzon që Kosova duhet të mbrojë integritetin e saj territorial dhe në të njëjtën kohë Serbia duhet të njohë Kosovën”, tha Vuçiç, duke shtuar se politikanët kosovarë ‘janë jashtë realitetit’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb