Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se po diskutohet në lidhje me delegacionin e Prishtinës për takimin e radhës në Bruksel, i cili mund të mbahet më 27 ose 28 shkurt.

Ai tha se Serbia Kosova ka qenë tema kryesore e takimeve me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken.

Ndërkohë, gjatë orëve të vona të pasdites, drejt Mynihut ka flutuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që Kurti të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë, gjermanë e francezë, për ta diskutuar propozimin franko-gjerman, në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: