Një diamant i kuq në formën e dardhës, është diamanti më i madh i llojit të tij i dalë në ankand. ’Unique Pink’ ky është emri i tij, është shitur nga Sotheby’s në Gjenevë për një çmim rreth 28 milion dollarë. Diamanti, 15 karatësh, është gjetur në një minierë në Afrikën e Jugut. Ky gurë i çmuar nuk arriti të thyejë rekordin për një ankand, që i përket ‘Graff Pink’ një gurë diamanti që u vlerësuar në 2011 me 46.2 milion dollarë, ndërsa shitja absolute i takon Blue Moon, që u shit 48.2 milion dollarë.
(da.xha/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb