Shkrimtarët Diana Çuli dhe Agron Tufa, përplasjen e nisur nga rrjetet sociale dhe mediat e shkruara në lidhje me rolin e të parës në gjykimin dhe pushkatimin e poetit Genc Leka 40 vite më parë. Agron Tufa këmbënguli se recenca e bërë prej Çulit të poezive të Genc Lekës, çuan në dënimin me vdekje dhe poetit. Ai tha se recenca e shkrimtares ka qenë e ashpër dhe e qëllimshme.

“Ju tek poezitë që ishin lirika peisazhi, mund t’i kishe bërë një interpretim më neutral. Ju thoni që mund t’i kishe bërë më keq?! Interpretimi juaj ishte i ashpër sepse kishit një urrejte të madhe për këtë klasë, mbronit regjimin”, tha ai. Vetë Diana Çuli tha se nuk kishte përgjegjësi në pushkatimin e Genc Lekës, ndërsa shtoi se nëse nuk do të bënte recencën e poezive, mund të dënohej.
1489094536tsokoko
“Nëse nuk do ta bëja unë ekspertizën, recencën e poezive të Lekës, unë do të dënohesha dhe këtë do ta bënte një tjetër shkrimtar. Nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen, se ndryshe nuk do të dilja në rrugë. Jam shumë e lënduar dhe e trishtuar për vuajtjen që ka hequr Genc Leka dhe Vilson Blloshmi dhe nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen”, deklaroi shkrimtarja. Çuli thotë se ka folur gjithmonë kur kjo çështje është ngritur mediatikisht dhe në publik që prej vitit 1994, ndërsa shton se ka zgjedhur përgjithësisht heshtjen ndaj familjes Blloshmi për të respektuar dhimbjen e tyre.

“Kam kërkuar ndjesë për familjen e Genc Lekës, por nuk e shoh veten përgjegjëse për vrasjen e Genc Lekës. Akuza është shumë e rëndë dhe nuk është ngritur as kundër përgjegjësve të diktaturës. Nuk kam dashur të replikoj me zotin Blloshmi asnjëherë sepse kam kuptuar dhimbjen e tij. Nuk e quaja të drejtë që të replikoja me zotin Blloshmi, që ka shumë artikuj ku shpjegon edhe rrethanat plotësuese të asaj historie. Isha pjesë e përdorur nga sistemi dhe unë isha e detyruar që ta bëja këtë”, tha ajo.
Çuli tha se Agron Tufa nuk e bën këtë lëvizje për të zbardhur të vërtetën, ndërsa Mark Marku ishte në qëndrimin e Tufës, kur tha se recenca e shkrimtares ishte tejet e ashpër dhe e rreptë./tch
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: