Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, u shpreh në “Open” se janë shfaqur disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor të Diasporës. Sipas tij, janë konstatuar raste të fotografimit të votës, sidomos nga “tifozat” e partisë dhe për këtë, tha ai duhet të ndërhyjë KQZ.

“KY është një turp i madh. KQZ duhet ti quajë të pavlefshme. Pse po i hapin dy javë para zgjedhjeve dhe Entet rregullatorë sic janë prokuroria e SPAK. Duhet të hetohet kush e ka lexuar votën, pse e kanë nisur? Është e paligjshme”, tha Shehi.

Dashamir Shehi: Kanë shkuar këto letrat, këta tifozat e parë të partisë i kanë hapur dhe i kanë nisur me foto, janë këta të partisë. Kjo është një turp i madh. KQZ duhet ti quajë të pavlefshme. Pse po i hapin dy javë para zgjedhjeve dhe Entet rregullatorë sic janë prokuroria e SPAK. Duhet të hetohet kush e ka lexuar votën, pse e kanë nisur? Është e paligjshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb