DIBËR – Aksi rrugor Qafë Buall–Maqellarë në rrethin e Dibrës paraqet shumë probleme për qarkullimin sot për shkak të ngricave. Lëvizja e mjeteve në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë. Tre furgonë nga Xibra janë bllokuar që prej orës 7:00 të mëngjesit.

Për shkak të ngricave, probleme janë krijuar edhe në linjat e furnizimit me energji elektrike, ku komuna Trebisht nuk merr energji.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri. Bora në vende të caktuara ka arritur në 20 cm, ndaj shoferët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb