Në një fshat të thellë të Dibres, në Trebisht në afërsi me kufirin me Maqedoninë e Veriut, jeton një vajze e rritur jetime, në kushte të vështira, vuan nga shëndeti e për këtë arsye i ka nisur emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” një letër.

Gazetari i emisionit Ferit Lika ka udhëtuar së bashku me stafin në fshatin që duket i braktisur nga banorët për të takuar Jonidën. Lotët e nënës së saj nuk kane pushuar prej 30 vjetësh. 30 vite më parë bashkëshorti i Dallëndyshes, Eqeremi, u përlesh me nje ari dhe nuk mundi të mbijetoi duke lënë pas dy vajza të vogla, dhe që atë ditë filluan vuajtjet për familjen Emini.

“Ai ndiq e dëmtoi arusha, nuk dija ku të shkoja isha me dy goca, më la me dy mijë lekë vetëm, çfarë të bëja, shkoja në mal, i lija në djep, një ditë ishin dëmtuar. I lutem shqiptarëve të më ndihmojnë, ta shikoj vajzën siç ishte” thotë e ëma e Jonidës.

Mes vuajtjesh e sakrificash, duke mbledhur hithra apo lule ne mal, Dallëndyshja arriti t’i rrisë vajzat, por para 10 vjetësh, vajza e madhe Jonida u diagnostikua me sëmundjen e skoliozës.

“ Natën nuk më zë gjumi, më dhemb trupi, kam rënë nga shkallët kam thyer edhe dorën, nuk kam qenë kurrë e lumtur në jetë, i lutem Zotit të më shërojë ose të ma marri shpirtin. Ka më keq se të lodhesh nga vetja. I lutem Elvis Naçit të më ndihmojë nuk duroj dot më ” thotë Jonida.

“Jam motra e Jonidës, kemi vuajtur, duam motrën të shërohet, ajo qan i dridhet trupi, një motër kam dua që të jetë si shoqet e tjera. Baba nuk kemi, vëlla nuk kemi, po vuajmë shumë, nuk e di a ka jetuar ndonjë si ne, nuk kemi pasur asnjë kusht, në mal shkojmë për të mbledhur lule, nuk jemi gëzuar kurrë, edhe mami çfarë të bënte më për ne, ajo është e stresuar. Kur vinte Bajrami ne nuk kishim asnjë që na vinte, as gëzonim, vetëm prisnim, asnjë nuk na vinte, këtu nuk kemi njeri, edhe xhaxhai vdiq në aksident, asnjë nuk kemi. 30 vjet ja kështu jetojmë në këtë gjendje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: