DIBËR

Një polic me inicialet B.Z, ka mbetur i plagosur nga dy persona. Policia bën me dije se polici dyshohet se është sulmuar nga R.M, dhe A.M, me mjet prerës. B.Z, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se polici ka qenë pushim jashtë shërbimit në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë është kapur menjëherë nga uniformat blu R.M, dhe është shoqëruar në komisariatin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta,  dyshohet se shtetasit R.M,  dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës,  shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe  të Komisariatit të Policisë Dibër,  po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb