TIRANE

Era e fuqishme i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik blektorit Gëzim Islami nga fshati Grezhdan i Maqellarës në Dibër. Si pasojë e erës së fortë stalla ku mbante rreth 300 krerë bagëti të imta, dele, është shembur e gjitha duke zënë brenda dhjetra prej tyre.

Deri tani Gëzimi thotë se kanë nxjerrë rreth 50 krerë dele e qengja të ngordhur, ndërsa numri mund të jetë edhe më i madh pasi nuk është liruar e gjithë hapsira e stallës.

Për t’i ardhur në ndihmë blektorit Islami kanë shkuar edhe bashkëfshatarë të tij, për të larguar inertet e stallës së shembur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: