Sulejman  Islami është një nga autorët e dyshuar që ra në prangat e policisë për  transportin e 122 kg lënde narkotike të sekuestruar dy ditë më parë gjatë operacionit në kufi me Maqedoninë.

42 vjeçari, banues  në Maqellarë u arrestua si pjesë e operacionit “Piramida”.

Policia e Dibrës njoftoi se ndalimi  i Islamit u bë në bazë të urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e  Krimeve të  Rënda Tiranë pasi dyshohet si një nga autorët e implikuar  në transportin e 122 kg  lënde narkotike për në Maqedoni.

 

 

Sektori i Narkotikëve në Dibër po punon për dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarje. Droga do transportohej me kalë dhe ishte e vendosur ne 7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese plasmasi të zeza të mbushura me kanabis, me peshë 122 kg.

Nga ky operacion priten arrestime të organizatorit dhe personave të tjerë të implikuar.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb