Dibra është një nga qarqet me temperaturat më të ulëta në vend. Në zonat e thella të qarkut te Dibrës, temperaturat shënojnë -16°c .

Njesia Lur eshte e bllokuar dhe nuk mund të lëvizet drejt Peshkopise por vetem nga Rresheni, pasi lartesia e bores vjen nga 30 deri ne 50 cm.

Po keshtu ka probleme edhe ne njesin Sllov, Zall-Reç keto njesi jane e te bllokuara nga prezenca e akullit dhe bora.

Probleme ka dhe njesia Kalaja e Dodes, ku disa fshatra janë te izoluara, probleme ka edhe ne zonen e Gollobordës si Trebishti dhe Ostreni. Ndersa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranes levizet pa problem. Kukes -Peshkopi levizet vetem me zinxhir.

Ura e Çerenecit-Librazhd levizet me zinxhir.
Rruga e Arberit eshte e kalueshme. Persa i perket mungeses se energjise elektrike njesia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 oresh.

Nje pjese e qytetit te Peshkopis ka mungesë te ujit te pijshëm për shkak të ngricave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb