Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur e bindur se kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu është votuar bindshëm në të gjitha qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediat, Tabaku i ka bërë thirrje deputetëve të maxhorancës të reflektojnë me qetësi.

“Në të gjitha qendrat e votimit është votuar bindshëm zoti Shehu. Kolegët e maxhorancës që dalin e bëjnë thirrje lufte të reflektojnë me qetësi. Thyerja e kësaj mase të krimit nis nga Dibra dhe do të ndodhë nga nesër në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Tabaku.

Lidhur me denoncimet e PD për fletët e votimit të fotografuara, deputetja demokrate i ka bërë thirrje Prokurorisë të publikojë rezultatet e hetimit për denoncimin e 1 shtatorit, e gjithashtu të hetojë denoncimet e sotme.

“I bëj thirrje prokurorisë të fillojë hetimin dhe të japë informacion për denoncimin e bërë më 1 shtator. Ne i kemi denoncuar me emra dhe me detyrë. Prokuroria nuk na ka dhënë akoma rezultatet e këtij hetimi. Ftoj prokurorinë të bëjë publik informacionet nga hetimi. Për ne ka rëndësi që standardet e cenuara deri sot të mos cenohen më shumë gjatë numërimit”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: