Njerëz të famshëm si Leonardo DiCaprio, Katy Perry dhe Joaquin Phoenix i kanë kërkuar presidentit të SHBA, Joe Biden të ndihmojë në mbrojtjen më të mirë të pyjeve të Amazonës dhe të mos nënshkruajë marrëveshje me presidentin brazilian, Jair Bolsonaro.

Në një letër të hapur të lëshuar përpara takimit të klimës virtuale të kësaj Dite të Tokës, grupi i artistëve dhe muzikantëve ndërkombëtarë shprehën shqetësimin se SHBA po negociojnë një marrëveshje mjedisore me Bolsonaro.

“Të drejtat e popujve indigjenë, të cilët janë rojat e pyllit, janë shkelur nga Bolsonaro dhe administrata e tij”, lexon deklarata.

“Ne i kërkojmë administratës suaj që të dëgjojë thirrjen e tyre dhe të mos angazhohet për asnjë marrëveshje me Brazilin në këtë kohë”, shtuan ata.

Biden ftoi udhëheqësit duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping në samitin online të enjten dhe të premten.

Pylli i Amazonës konsiderohet një depo jetike e karbonit dhe për këtë arsye luan një rol kryesor në mbrojtjen e klimës.

Brazili është përballur me kritika në rritje për menaxhimin e Amazonës, veçanërisht nën presidencën e Bolsonaros.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb