Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio i cili është një aktivist i zëshëm pro ambientit sipas Retuers është në garë për të fituar nominim për Oskar përballë një rivali që rrallë kush do e kishte besuar, një ish këshilltari të Vladimir Putin.

Kritikët besojnë se filmi dokumentar i Di Caprios, “Loja e Fildishtë” që flet për tregtinë ilegale të fildishit në Afrikë, do të nominohet për Oskar në kategorinë e filmave dokumentar, shkruan rel.

Krahas tij, një tjetër film për të njëjtën temë, i realizuar nga Sergey Yastrzhembsky, zëdhënësi më i njohur i Kremlinit në perëndim mund ta marrë të njëjtin nominim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: