Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka botuar sot një libër të titulluar “Nën mbrojtje të lartë”.

Marty, ish-raportues i Këshillit të Evropës, vazhdon të jetojë nën mbrojtje policore në Tiçino të Zvicrës mbi dyshimet për pranimin e kërcënimeve nga Serbia në vitin 2020.

Lajmin për botimin e librit të njeriut që në vitin 2011 përpiloi raportin mbi përfshirjen e drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafikim organesh, e ka raportuar sot gazeta zvicerane “Le Temps”, transmeton Paparaci.

Siç shkruan “Le Temps”, libri “Nën Mbrojtje të Lartë” do të botohet nga shtëpia botuese, Editions Favre.

Megjithatë, media zvicerane nuk zbulon detaje mbi përmbajtjen e librit të shkruar nga Marty.

Dick Marty Libri
Dick Marty Libri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: