Fati i programit të njohur televiziv italian “Domenica In” është tashmë i pasigurt, teksa prezantuesja e tij Mara Venier po përpiqet të rikuperohet nga një paralizë e fytyrës që pësoi gjatë një procedure dentare.

Gjatë punës për vendosjen e implantit dentar, prezantuesja kishte pësuar një dëmtim nervor që i shkaktoi paralizën e pjesshme dhe në katër ditët e fundit ka kryer dy operacione të tjera për rikuperimin e dëmit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesja italiane në rrjete sociale, ku dhe shkruan:

“Miq të dashur, dua të ndaj me ju makthin që po jetoj. Të hënën e kaluar shkova në një dentist këtu në Romë për një implant dentar të pritur prej muajsh. Erdha në klinikë në orën 9.30 të mëngjesit, dhe kam dalë prej andej në ora 17.30.

Nga ai moment humba krejtësisht ndjesitë në fytyrën time, në gojë, fyt dhe në buzë, duke pësuar një paralizë. Nuk po e përmend pjesën tjetër sepse kjo do të diskutohet tjetërkund. Të enjten e kaluar isha te kirurgu maksilofacial Valentini të cilin e falenderoj pa masë, i cili pasi verifikoi situatën më operoi për të hequr implantin që shkaktoi dëmin. Jam duke u rikuperuar në sallën e operimi nga ky makth. Nuk e di sa kohë do të më duhen për t’u rikthyer nga trauma fizike e psikologjike që pësova”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb