TIRANE- Shefi për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar skandal diplomatik propozimin e Artan Didit për emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Çollaku ka theksuar se kjo është mungesë serioziteti dhe fyerje ndaj hetimit dhe drejtësisë shqiptare.

“Skandal diplomatik i radhës !!! Ja cili është vlerësimi dhe marrëdhënia e qeverisë Rama me SHBA…,dërgojnë si diplomat në Washington një oficer nën akuzë pse fshehu dosjet e një hetimi ndërkombëtar !!! Ky është degradim i plotë !!! Numëruesi i votave të PS dhe njeriu ndaj të cilit prokuroria po kryen një hetim, nuk mund të dërgohet si diplomat/oficer kontakti në ambasadën më të rëndësishme në vendin me të rëndësishëm. Kjo është mungesë serioziteti e thellë me partneret tanë strategjik. Kjo është një fyerje ndaj hetimit dhe drejtësisë shqiptare.”, citohet në mesazhin e Çollakut.

Nga ana tjetër, ai shtoi se cilësia e vetme që po dërgon Artan Didin drejt Washingtonit duket se është lidhja e tij familjare me Ministrin e Rendit. “Veshja e një njeriu nën hetim me imunitet diplomatik është një provokacion i shëmtuar kundrejt vendit më mik të shqiptarëve dhe lider në luftën për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri.”, përfundon mesazhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: