Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa largohet nga klubi për të cilin luajti në total për 8 vite në 3 periudha të ndryshme.

32-vjeçari kërkon që klubi t’i ndërpresë marrëveshjen që në janar pasi nuk do paraqitet më në stërvitje, madje atij kontrata i mbaron në qershor nga ku mund të largohet si  transferim i lirë.

Nuk dihet cilat janë arsyet që çuan në një veprim kaq të papritur nga Costa, i cili këtë sezon ishte në formë mjaft të mirë madje ka shënuar dhe gola. Ndoshta konkurrenca me Luis Suarez ka bërë që ai të largohet. Mediat spanjolle thonë se Diego Costa i ka paraqitur kërkesën Atleticos për arsye familjare.

Gjithsesi Costa është drejt përfundimit të karrierës, por deri më tani nuk dihet se kush është i interesuar për shërbimet e bomberit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb