TIRANË

Ndonëse jemi në mes të marsit, temperaturat do të ulen sërish. Kështu parashikohet moti nga sinoptikanët e Meteoalb. Bregdeti do të jetë i kthjellët ndonëse pak kanë mundësi ta shijojnë në këtë situatë dhe me masat ndaj koronavirusit.

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre e presionit të lartë atmosferik në brigjet e Detit të Zi do të kushtëzojë vranësira dhe reshje dëbore në zonat Juglindore, por kthjellime kanë mbizotëruar në zonat bregdetare. Parashikohet që pasditja dhe nata të përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike dhe në zonat malore duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale por mbeten kostante në ato maksimale duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: