“Siguria ushqimore do të kontrollohet përmes Inteligjencës Artificiale”. Duke folur për të mirat e Diellës në punën për rritjen e eficencës së shërbimeve për qytetarët, kryeministri njoftoi se është ngritur kompania që do të gjurmojë produktet ushqimore të importit përmes Inteligjencs Artificiale.

“Do të ndryshojmë komplet mënyrën si kontrollojmë, kemi krijuar dhe kompaninë në bashkëpunim me partner ndërkombëtë, 1 ndër 5 kompanitë më të mira të gjurmimit të produkteve dhe tani pp ndërtojmë systemin”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri tha se do të zbatohet dhe për kontrollin dhe cilësinë e naftës.

Kemi krijuar një kompani “AlbTrace” me partnerë, një ndër pesë kompanitë më të mira në botë të gjurmimit, pikërisht të mallrave, të produkteve dhe tani po ndërtojmë sistemin. E njëjta gjë për naftën, e kështu me radhë”, deklaroi ai.

Një tjetër sfidë për përdorimin e inteligjencës artificiale sipas Ramës pritet të jetë ndërmjetësimi i çështjeve civile.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit mos të harxhojnë lek, mos harxhojnë kohë, mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendtë e kokës në procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procese të ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti dhe plot të tjera gjëra që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë”, tha kryeministri Rama, duke shtuar se “Diella do t’i lindë “fëmijët” në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”.

Fjala e Ramës:

Ndërkohë që ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë, shumë, shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi; dobësi që i shfrytëzon korrupsioni.

Pra, tek termat e referencës dhe e dyta, tek gjykimi mbi dokumentacionin. “Jo, nuk ma ke sjellë me vulë të freskët”, “Jo, s’më ke sjellë letrën në kohë se sa punonjës ke”, “Jo, ke sjellë me vonesë këtë, atë”.

Atëherë tek terma e referencës, Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial, të dikujt përmes referencave dhe për këtë, ne jemi duke, ne, domethënë ata që po merren me këtë, po punojnë.

E dyta, të gjitha dokumentet pafund që bëjnë kompanitë dhe mbledhin lart e poshtë për shkruar ndonjë tender janë fakte publike. Pra ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Sa punonjës ke? E kanë në Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat. Sa xhiro ke? Sa kështu ke? Sa ashtu ke? Sa makineri ke? Të gjitha këto janë dhe Diella do i mbledhin vetë. Nuk ka nevojë fare të shkojnë njerëzit lart e poshtë, edhe t’i mbledhin, bëjnë dosjet, pastaj del një anëtar komisioni edhe thotë: “Jo, nuk e ke me vulë të freskët”. Do ti mbledhi të gjitha vetë.

Pra, termat e referencës transparent dhe të barabartë dokumentacioni mblidhet në mënyrë uniforme për të gjithë dhe në fund është oferta. Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha ato kritere që janë kritere të cilësisë, askush nuk i gjykon dot më objektivisht se sa Inteligjenca Artificiale, bazuar te të gjitha këto dhëna që thashë, kaq e thjeshtë është, në të thënë, është shumë e komplikuar në të bërë. Gjitha arkitektura e sistemit tani është ndërtuar dhe tani do të ecet me implementimit. Do të duhen edhe disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz prapë, që jemi shumë besimplotë, “Diella do t’i lindi në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”. Kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë shkencë të madhe.

Më falni se u zgjata me këtë pjesë, po thjesht për t’iu thënë që duket sikur flasim për fantazira dhe për filma fantastiko-shkencor, po kjo është reale dhe është po kaq reale, siç jemi real ne që jemi këtu dhe mjafton pak interesim, pak vëmendje, pak lexim për ta kuptuar se çfarë thesari është ky dhe çfarë kemi në dispozicion për të përmirësuar në mënyrë eksponenciale jetën e njerëzve, për të rritur në mënyrë eksponenciale parametrat e sigurisë; për shembull për sigurinë ushqimore dhe për sigurinë e të gjitha mallrave që vijnë nga importi dhe për sigurinë e cilësisë, ne përsëri me Inteligjencë Artificiale do të ndryshojmë komplet mënyrën se si do të kontrollojmë.

Dhe duhet te shkojmë dhe më tutje. Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit mos të harxhojnë lek, mos harxhojnë kohë, mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendtë e kokës në procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procese të ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti dhe plot të tjera gjëra që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë. Ajo që unë besoj fort dhe duhet ta ndajmë të gjithë bashkë këtë besim është që teknologjia digjitale dhe inteligjenca artificiale janë bekimi i vendeve ne zhvillim sepse na japin mundësinë që të bëjmë kapërcime të atilla që kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e progresit linear. Si mund të bënim ne një kohë kaq të shpejt sa ç’na e mundësoi teknologjia dhënien e shërbimeve për qytetarët nëse nuk do kishim teknologjinë dhe s’do kishim platformën E – Albania?  Parafytyrojeni për një moment Covidin dhe pa platformën E-Albania sesi do mundej dot që të shërbeheshin njerëzit pa dalë të gjithë në rrugë për të mbajtur radhën dhe në këtë kuptim këtu ka qenë Covid gjithë jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb