Shkencëtarët parashikojnë një epokë të re të akullt, por si arritën deri tek ky përfundim?

NASA ka publikuar disa pamje shqetësuese që shpërfaqin rënien e aktivitetit diellor, zvogëlimin e njollave të Diellit, më i madhi në 10 mijë vitet e fundit

Sipas meteorologut Paul Dorian, një rënie e tillë paralajmëron periudha të ftohta.

Diçka e tillë nuk është regjistruar që nga shekulli XV dhe epokës së njohur si “Minimumi i Maunderit”, kur ka ngrirë lumi Temza dhe njerëzit kanë vdekur nga uria. Kjo mund të fillojë nga viti 2019, thonë shkencëtarët.

“Nëse bazohemi në histori, mungesa e aktivitetit diellor do të ketë ndikim ftohës në troposferë e kjo do të ndikojë në shtresën më të ultë ku ne jetojmë”, thotë Dorian. (Telegrafi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: