TIRANE – Edhe pse shumica e njerëzve nuk e do shijen e kësaj zarzavate të shijshme, brokoli mund të jetë aleat i rëndësishëm në luftë kundër kilogramëve të tepërt. Posaçërisht për ata persona që i përmbahen kësaj diete me të cilën mund të humbni së paku 3 kilogramë brenda 10 ditëve.

Dieta e brokoli është hiti më i ri, sepse kjo bimë përmban dyfish më shumë vitaminë A dhe C se portokalli dhe përveç kësaj është e mbushur me fibra, acid folik, magnez, kalcium, mangan, hekur, zink dhe kalium

Përveç kësaj brokoli është perime, e cila ka koncentrimin më të madh të materieve antikancerogjene. Që kjo gjë të jetë edhe më mirë, një filxhan me brokoli ka vetëm 44 kalori, besoni apo jo. Prandaj nuk çudit që kanë krijuar dietën e bazuar pikërisht në brokoli, e cila do duhej t’ju ndihmonte që të humbisni kilogramët e tepërt.

Sigurisht, për të mos u dehidruar duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, dhe përveç kësaj mund të pimë edhe çaj pa sheqer, ndërsa kafe më së shumti dy herë në ditë.

Përveç bronkolit në meny janë edhe peshku, pula, mishi i payndyrshëm i lopës, buka e thekrës, vaji i ullirit, domatet, specat dhe jogurti ose qumësht pa yndyrë. Kripën mund ta përdorni në sasi shumë të kufizuara.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: