BRITANI E MADHE – Victoria Beckham është simbol i stilit, finesës dhe sidomos elegancës. Por kjo elegamcë e saj e ka një emër. Bashkëshortja e David Beckham konsultohet me një nga dietologet më të mira, Amelia Freer. Revista Harper Bazar ka shkruar se Victoria ha salmon çdo ditë, për të patur një lëkurë të pastër.

Në një intervistë të realizuar së fundmi, Freer ka zbuluar dietën e saj ditore dhe nëse mund të mendoni se është e dhembshme gaboheni, sepse është shumë e shijshme!

Ajo përpiqet që të marrë dozën e duhur të perimeve në çdo vakt.
Një mëngjes i saj konsiston në konsumimin e qepës së skuqur, domateve dhe spinaqit, shoqëruar me dy vezë të ziera ose të skuqura, pak avokado dhe tërshërë. Freer preferon të pijë dhe kafen në mëngjes, por pa sheqer.

vb-3
Dreka
Për t’i kursyer kohë dhe mund vetes, Freer përpiqet të konsumojë ushqimet e mbetura. sallata e një dite më parë ose perime dhe sigurisht, proteina. Nëse kjo nuk mjafton, Amelia mund të shtojë një racion të vogël drithërash ose një fetë bukë.

“Pjesën më të madhe të kohës nuk e ndiej të nevojshme të shtoj karbohidrate mbi frutat dhe perimet që konsumoj, por nëse jam e uritur, e bëj. Përpiqem të dëgjoj trupin tim dhe t’i përgjigjem kërkesave të tij. Pas dreke mund të konsumoj një tjetër kafe të zezë ose çaj jeshil,”- u shpreh dietologia e Victoria Beckham.
Darka

vb-2
Darka në shtëpinë e Freer dhe besojmë se dhe në atë të Victoria Beckham konsiston në supë, ‘curry’, një kombinim kompleks erëzash, që zakonisht përfshin speca pikant të thatë ose të freskët dhe gjellë të lehta me bazë perimesh, pasi sipas saj janë një mënyrë e mirë për të marrë të gjitha perimet e nevojshme.

Ushqimet mes vakteve
Ajo nuk është një fanse e madhe e ushqimeve mes vakteve. “Personalisht mendoj se këto ushqime mund të sjellin mbingopje dhe nivele gjaku të paqëndrueshme. ‘Ushqimet e shëndetshme’ që janë tani në treg kanë të njëjtën sasi sheqeri sa çokollatat dhe pijet me sheqer. Prandaj dhe unë përpiqem t’i mbaj klientët e mi larg tyre.”
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb