Pasi e kanë përdorur me shumë sukses shumë personazhe të njohur dhe të famshëm, këtë vit, kjo dietë, e përshkuar gjerë e gjatë në librin e fundit të Marco Borges me titullin “Diet of 22 Days”, mendohet të jetë trendi i shumë njerëzve të tjerë.

Thelbi i librit dhe këshillave është modifikimi i stilit dhe mënyrës së të jetuarit. Kjo sjell si pasojë deri në modifikimin e gjeneve, duke favorizuar ato që na mbajnë në shëndet të mirë dhe deaktivizuar ato që na çojnë në sëmundje të të gjitha llojeve, formave dhe rrezikshmërive. Janë të shumtë personat VIP që e kanë provuar dhe kanë dalë të kënaqur dhe të shpërblyer. Ndër ta mund të përmendim Beyoncé, Jay?Z, Jennifer Lopez, Pharrell Williams, Gloria Estefan dhe Shakira. Parimi i parë i dietës është konsumi i ushqimeve që vijnë nga toka. Ato janë në gjendje të furnizojnë me energji organizmin tonë.

1. Sa më pranë natyralitetit të jetë një ushqim, aq më i shëndetshëm është ai. Kështu, konsumi i frutave dhe zarzavateve në kushtet e natyralitetit lejon organizmin të përqendrohet në proceset e dezintoksifikimit, në vend që të fokusohet dhe të shpenzojë energji për proceset e tretjes, gjë që ndodh me ushqimet gjysmë të fabrikuara. Ushqimet e përpunuara minojnë mirëqenien tonë të brendshme.

2. Konsumoni tri vakte në ditë. Hani në mënyrë të moderuar, pa arritur asnjëherë në ngopje të plotë. Tri vakte në ditë dhe asnjëherë përpara se të shkoni për të fjetur: duhet të kalojnë të paktën dy orë.

3. Respektoni formulën 80?10?10. Kjo parashikon që ushqimet që konsumoni duhet të kenë në kompleks një përbërje mes elementëve më të rëndësishëm ushqyes, në raportin 80% karbohidrate, 10% yndyra dhe 10% proteina.

4. 30 minuta ushtrime fizike në ditë. Një humbje e shëndetshme në peshë është një shumatore që vjen 75% nga dieta dhe 25% nga ushtrimet fizike. Asnjëherë ushtrimet fizike nuk janë në gjendje të asgjësojnë efektet negative të një diete të gabuar.

5. Pini ujë në vend të pijeve kalorifike. Uji, çaji pa sheqer, uji me limon, janë pa dyshim aleatët më të mirë për shëndetin tonë. Shmangni fare pirjen e pijeve të sheqerosura dhe alkoolizuara. Mos harroni të filloni ditën me një gotë ujë me limon, të ngrohtë. Për femrat këshillohet deri në 2 litra ujë, ndërsa për meshkujt deri në 3 litra në ditë.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: