Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja, etj. Por janë edhe disa ushqime që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave. Më poshtë janë disa prej tyre që duhet t’i bëni pjesë të dietës së përditshme të fëmijëve tuaj.

Banania: Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikë, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Vezët: Janë një burim i rëndësishëm i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet, janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.


Mishi i pulës:
Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albumina e mishit të pulës ndikon në rritjen dhe zhvillimin e muskujve, dhe ndihmon për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: