Në momentin e tij më të mirë, pasi ishte rikthyer me kohë të plotë si titullar tek Atalanta, Berat Gjimshiti “parkon” sërish në infermieri. Qendërmbrojtësi kuqezi doli nga fusha i dëmtuar në fundin e pjesës së parë, në sfidën kundër Napolit.
Diagnozat e para flasin për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Gjimshiti pritet të mungojë në sfidën e radhës kundër Empolin në Serie A ndërsa pritet të rikthehet në fushë vetëm pas pauzës që sjellin sfidat në kualifikueset e “Euro2024”.

Ky është pa diskutim një lajm shumë i hidhur për trajnerin Sylvinho i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e Gjimshitit për sfidën hapëse të kualifikueseve kundër Polonisë më 27 mars.
(BalkanWeb)