Pas më shumë se 10 orësh është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Krastën e Krujës e cila dogji rreth 100 hektarë pyje me pisha e bimësi të ndryshme.

Zjarri u riaktivizua mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar në disa pika.

Era e fortë që fryu gjithë pasditen e bëri të pamundur përballimin e situatës nga ana e repartit zjarrfikës të cilët deri pasdite ishin të vetmit të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Ishte apeli dhe pasqyrimi real i situatës nga ana jonë që bëri që në ndihmë të zjarrfikësve të vinin rreth 100 ushtarë të forcave komando, një zjarrfikëse nga Durrësi dhe vullnetarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe deputetin Denis Deliu, i cili duke qenë ish-ushtarak u angazhua vullnetarisht në shuarjen dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Situata aktualisht është nën kontroll dhe zjarri është neutralizuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: