SHKODER- Gjashtë familje rome kanë mbetur në qiell të hapur, pasi një zjarr i fuqishëm i rënë mëngjesin e së shtunës ka shkrumbuar barakat e tyre në hyrje të qytetit të Shkodrës tek zona e “By pass-it”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur gjithë familjet kanë qenë në gjumë. Ata tregojnë se zjarri ka qenë i fuqishëm dhe kanë rrezikuar jetën.

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka që ata kishin. Tani kanë mbetur pa strehë, pa të ardhura dhe pa dokumente të identifikimi, ata apelojnë për ndihmë nga shteti.

Pavarësisht se zjarrfikëset kanë luftuar me flakët nuk shpëtuan asnjë nga barakat e këtyre banorëve. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e kësaj ngjaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb